“Proces hipokrit”, Rama komenton Primaret në PD: Disa politikanë të djathtë kanë ardhur me ne
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e Primareve në Partinë Demokratike gjatë një takimi online në Facebook.
Ai e cilësoi këtë proces si një “hipokrizi”, duke theksuar se fituesit e Primareve u lanë jashtë listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë të PD. Rama përmendi rastin e fituesit të Primareve për qarkun e Tiranës, i cili, megjithatë, nuk u përfshi në listë, dhe e konsideroi këtë një dukuri të përsëritur për shumë figura të tjera të Partisë Demokratike.
Fraksion.com