“Në Onkologjik njerëzit vdesin pa ilaçe”, Berisha: Aparatura jetike për pacientët, jashtë shërbimit prej vitesh
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një konferencë për shtyp ku trajtoi situatën e shëndetësisë në vend. Ai theksoi se Shqipëria renditet mes vendeve të botës së tretë për sa i përket shërbimit shëndetësor, ndërsa kritikoi qeverinë për mos mbajtjen e premtimit për shërbime falas.
Berisha u ndal në faktin se Shqipëria ka një normë vdekshmërie për sëmundjet e zemrës dy herë më të lartë se në Europë dhe se vdekshmëria foshnjore është tre herë më e lartë se në vendet e tjera të rajonit.
Berisha ngriti shqetësimin edhe për mungesën e ilaçeve të efektshme, duke e quajtur Onkologjikun një “strehë” ku pacientët nuk vdesin nga sëmundja, por nga mungesa e ilaçeve dhe aparaturave të nevojshme për trajtim.
Shqipëria përballet me një furnizim me ilaçe më të dobët dhe më të paefektshëm. Onkologjiku në vend të ishte një vend shprese, faktikisht është një strehë ku njerëzit nuk vdesin nga sëmundja por nga mungesa e ilaceve. Në këtë spital për 3 vite u lanë jashtë funksionit aparaturat jetike për mjekimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Aparatura diagnostike u lanë jashtë funksionit gjithashtu. Në këtë spital i jepen pacientëve ilaçe jo të përshtatshme për sëmundjen që kanë. Kjo gjendje nuk është vetëm në Onkologjik”, tha ai.
Fraksion.com