E rëndë në Vlorë, nxiti dy të mitura të merrnin drogë dhe kreu marrëdhënie seksuale me njërën, arrestohet 40-vjeçari
Policia e Vlorës ka ndaluar një 40-vjeçar për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Ky shtetas dyshohet se 3 ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15 -vjeçare, ndërsa në bashkëpunim me një 33-vjeçar kanë nxitur të miturën dhe shoqen e tij për të përdorur lëndë narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.