AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Buxheti për shëndetësinë, tepër i ulët. Garantojmë ilaçe të cilësisë së BE-së, dyfishojmë rrogat e bluzave të bardha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin për buxhetin e ulët të shëndetësisë në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një emergjencë për sektorin. Ai ka theksuar se Partia Demokratike ka në plan dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë dhe do të sigurojë ilaçe me standarde të ngjashme me ato që përdoren në vendet e Bashkimit Evropian.

Berisha gjithashtu ka përmendur se numri i shtretërve dhe i mjekëve për frymë në Shqipëri është shumë më i ulët krahasuar me vendet e BE-së. Ai ka sugjeruar hapjen e një fakulteti të dytë mjekësie dhe ndërtimin e spitaleve të reja si disa nga objektivat prioritare të PD-së për të përmirësuar shërbimet shëndetësore.

Një tjetër masë që ka propozuar është dyfishimi i rrogave për mjekët dhe infermierët, një hap që sipas tij do t’i ndihmojë ata të qëndrojnë në Shqipëri dhe të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit shëndetësor. Berisha ka pohuar se qeveria do të ruajë marrëdhënie vetëm me sektorin privat jo-profit, ndërsa sektori tjetër privat nuk do të përfitojë më nga prokurimet në procesin shëndetësor.

Në përpjekje për të modernizuar sistemin, Berisha ka theksuar rëndësinë e një karteleje dixhitale, që do të jetë në themel të reformës që do të ndërmarrë Partia Demokratike për shëndetësinë.

Sali Berisha: Buxheti për shëndetësinë është tepër i ulët. PD e konsideron emergjencë programin për kujdesin shëndetësor. PD do të dyfishojë buxhetin për shëndetësinë. Partia Demokratike do të garantojë ilaçe të cilësisë, që përdorin vendet e BE-së. Partia Demokratike konstaton se numri i shtretërve për frymë sot është dy herë më i ulët se në vendet e BE, numri i mjekëve për frymë është ulur tejet mase. Në këtë kontekst, hapja e një fakulteti të dytë mjekësie, ndërtimi i spitaleve të reja do të jenë objektiva imediate të PD-së. Do dyfishojmë rrogat e mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri. Vetëm kështu mjekët e infermierët do qëndrojnë në vend. Qeveria do ruajë marrëdhënie vetëm me sektorin privat jo-profit. Sektori tjetër do vazhdojë, por nuk do përfitojë nga prokurimet në procesin shëndetësor. Kartela dixhitale do jetë në themel të reformës që do të marrim.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com