Berisha akuza të forta: Lubi Balluku duhet të ishte 5 kate më thellë se Veliaj, ka vjedhur 12 mld euro
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lavdërime të tepruara ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke sugjeruar se Rama po i shërben atij për interesa të caktuara. Po ashtu, Berisha ka sulmuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e akuzuar se ka vjedhur një shumë prej 12 miliardë eurosh.
Berisha ka theksuar se Balluku ka realizuar investime që janë shumë më të larta se sa ato të Erion Veliajt, duke thënë se shumica e fondeve janë vjedhur. Sipas tij, investimet që janë shpallur për projekte të ndryshme nuk arrijnë më shumë se 1.3 miliardë euro, dhe pjesa tjetër është vjedhur.
Ai duhet të bëjë nga mëngjesi deri në darkë lavde, elozhe dhe t’i lëpihet Altin Dumanit sepse qëndron aty pikërisht sepse Dumani është bërë burojë e këtyre vjedhjeve dhe krimeve, të gjitha dokumentuara këto që thashë.
Po të mos ishte Dumani a mund të ndoshta që një vepër publike si djegësi i Tiranës, që nuk i ekziston as nam e nishan të mos i faturohet njerëzve kryesorë por dy drejtorëve në një kohë kur pronarët e njerëzit kryesorë janë Rama e Veliaj. Ai firmosi për Veliaj por për një dosje tjetër, jo për këto.
Fraksion.com