Vrasje sërish në Vushtrri, pronari i furrës së bukës ekzekutoi punonjësen, më pas qëlloi edhe veten
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Pas vrasjes së një 19-vjeçari mbrëmjen e djeshme me armë zjarri, një ngjarje tronditëse ka ndodhur vetëm pak momente më parë në Vushtrri.
Raportohet se pronari i furrës së bukës “Diellza” ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Autori është identifikuar si shtetasi Arsim Morina.
Sipas raportimeve të para, Morina ka qëlluar me armë një grua, që dyshohet se ishte punëtorja e furrës së tij të bukës dhe më pas ka qëlluar veten.
Sakaq, ende nuk dihen arsyet se përse pronari i furrës së bukës vendosi të ndërmerrte këtë akt të rëndë, që e çoi bilancin e viktimave në Kosovë në tre persona brenda 24 orësh.
Fraksion.com