Rama prezanton kandidatët e PS-së në Gjirokastër: Skuadra e re për Shqipërinë në BE
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidatët e PS-së në Gjirokastër për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se “kjo është skuadra e re për Shqipërinë në Bashkimin Europian”.
Kryeministri Rama nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit në procesin e anëtarësimit në BE.
“Kjo është një ditë votimi e pazakonshme ku nuk bëhet fjalë se cila parti do të fitojë, por ku do të jetë Shqipëria në vitet e ardhshme, që përkojnë me mandatin tonë të katërt. Mund të kishte qëlluar që kjo pyetje të mos shtrohej fare dhe që procesi ynë i negociatave për anëtarësim në BE të mos kishte zgjedhje në mes, por ja që ka zgjedhje”, tha Rama.
Kryeministri nënvizoi se këto zgjedhje bëhen shumë të rëndësishme për ecurinë e negociatave për anëtarësim në BE, sepse për herë të parë qysh se kemi hyrë në këtë rrugë, mundësia e futjes në BE është reale dhe aktuale.
“Për herë janë bashkuar ylli i fatit tonë me yllin e fatit të tyre. Jo vetëm ne duam të bëhemi anëtarë të BE-së por edhe ata duan të na kenë në BE sa më parë. Ky është një moment që nuk do të thotë se do të jetë i tillë në pafundësi. Është një derë që është hapur tani për arsye që lidhet me ne, por edhe me BE-në”, shtoi Rama.
Më poshtë kandidatët e PS-së në qarkun e Gjirokastrës:
Lista e mbyllur
Mirela Kumbaro
Lista e hapur
Anila Dhimitri
Pirro Dhima
Shyqeri Hysi
Tërmet Peçi
Feaksion.com