AktualitetBota+Të fundit

Ndërsa bisedimet vendimtare vazhdojnë, SHBA përpiqet të përmbushë pritjet optimiste

Hoteli Ritz Carlton i Riadit është vendi i sotëm i bisedimeve vendimtare që synojnë ndalimin e të paktën aspekteve të luftës në Ukrainë.
Ndersa delegacioni rus është vendosurvnë një kat, ukrainasit, të gjithë 25 persona janë vendosur në një tjetër.

Amerikanët i kanë takuar të dyja palët, duke u përpjekur të përmbushin pritshmëritë mjaft optimiste të të dërguarit special të Presidentit Trump, Steve Witkoff.

Ukrainasit thonë se bisedimet e tyre mbrëmë ishin produktive. Ata sollën me vete ekspertë teknikë nga Ministria e Energjisë, si dhe diplomatë dhe oficerë detarë për të diskutuar se si të mbroheshin korsitë e detit të Zi.

Rusët janë të prirur për të ringjallur një marrëveshje në vdekje në Detin e Zi, e cila i lejoi ata të eksportonin prodhime bujqësore dhe plehra në këmbim të përmbahen nga sulmet ndaj anijeve ukrainase.

Delegacioni i Ukrainës këtu dëshiron të mbajë një konferencë shtypi dhe ata shpresojnë ta bëjnë këtë pasi të përfundojnë bisedimet SHBA-Rusi.


Fraksion.com