11 maji, KSHZ: Mbi 250 mijë fletë do të prodhohen për votimin nga jashtë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qark për zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Nga përpunimi i të dhënave në Platformën Elektronike të Regjistrimit, rezulton se numri i zgjedhësve të regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë është 245 808. Referuar nenit 97, pika 4 të Kodit Zgjedhor, sasia e fletëve të votimit është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke i shtuar 2 për qind. Ndaj, sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për votimin nga jashtë është 250 724 fletë votimi në total.
KSHZ vendosi caktimin e Vendit të Numërimit të Votave nga Jashtë në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës “Feti Borova”.
U caktuan partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave. Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e propozimit të 1 anëtari, Partia Demokratike të 2 anëtarëve dhe Partia Socialdemokrate të 1 anëtari.
Në seancën e sotme, Komisioneri vendosi kryerjen e verifikimit të thelluar për 16 kandidatë për deputet në zgjedhjet për Kuvend:
- Z. Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Vlorë;
- Z. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare”, Qarku Vlorë;
- Z. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”, Qarku Shkodër;
- Z. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Koalicioni Euroatlantik” Qarku Elbasan;
- Z. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Lëvizja Bashkë, Qarku, Kukës;
- Zj. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;
- Z. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;
- Z. Entela Skënder Sula, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, qarku Tiranë;
- Z. Erjon Ismail Selmani, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë;
- Z. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, Qarku Fier;
- Z. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, Qarku Shkodër;
- Z. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Dibër;
- Z. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” Qarku Vlorë;
- Z. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” Qarku Lezhë;
- Z. Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Socialdemokrate” Qarku Shkodër;
- Z. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Korçë;
Fraksion.com