AktualitetPolitikëTë fundit

“Shqipëria do të jetë vendi më tërheqës për investime”, Berisha ftesë diasporës: Pesë vitet e para do të jeni pa taksa!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar shqiptarët e diasporës që të investojnë as 11 majit në Shqipëri.

Në një takim me shqiptarët në Napoli, Berisha u shpreh se vendi ynë do të ketë klimën më të favorshme për të thithur investimet nga të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
“5 vite pa asnjë taksë për të gjitha ata nga ju që do të vendosni të ktheheni në Shqipëri dhe të investoni atje.

Shqipëria do të ketë klimën më të favorshme ndaj biznesit. Taksa 10 përqind që është taksa e drejtësisë do të jeta e vetme në Shqipëri. Energjia do të jetë më e lirë se kudo në Europë. Shqipëria do të jetë vendi më tërheqës për investimet e huaja dhe të shqiptarëve”, tha ai.

 

Fraksion.com