“‘Pastrimi i shtëpisë kusht”, Berisha: Do të gjendet një Elon Musk shqiptar! Duhet audit i përgjithshëm që të gjenden milionat e vjedhura
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar edhe një herë një audit të përgjithshëm për të zbuluar se ku kanë shkuar milionat e vjedhura nga shqiptarët.
Në një takim me shqiptarët të cilët jetojnë në Napoli, Berisha ka shtuar se auditi do të jetë në “stilin” e Elon Musk, ku shtoi se një person i tillë i ngjashëm do të gjendet edhe mes shqiptarëve.
“Të pastrosh shtëpinë do të thotë të bësh një audit të përgjithshëm, një lloj Elon Muski shqiptar do gjendet. Do jetë nga diaspora, do jetë nga Shqipëria, do jetë nga miqtë tanë, pa audit të përgjithshëm nuk shkohet përpara. Pa gjetur qindra e qindra milionë të vjedhura shqiptarëve, Shqipëria nuk ndërtohet dot mbi mëkatin. Shqipëria do ndërtohet jo mbi vesin, do ndërtohet mbi virtytin dhe unë u garantoj se do e realizojmë atë”, ka deklaruar ai.
Fraksion.com