Ambasada e SHBA-së: Poseduesit e vizave amerikane të respektojnë rregullat, përndryshe do t’i revokojmë
“Departamenti Amerikan i Shtetit është i përkushtuar ta bëjë Amerikën më të sigurtë përmes politikave më kërkuese. Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë në faqen e saj në rrjetet sociale.
”Ne po i kontrollojmë mbajtësit e vizave amerikane për t;u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat në SHBA”, shkruan ambasada.
”Ne do ua revokojmë dhe do i dëbojmë nga territori amerikan në rast se ata nuk respektojnë rregullat”, përfundon deklarata e ambasadës.
Fraksion.com