“Unë jam martuar disa herë, tani të martojmë Shqipërinë”, Rama: “Nusen” më të bukur ta fusim në familjen më të fortë
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, shpjegoi ndryshe rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai tha: “Nusen më të bukur duhet ta futim në familjen më të fortë.” Rama, duke përdorur humorin dhe batutat, vazhdoi: “Unë jam martuar disa herë dhe martesa e duhur është shpëtim. Ka ardhur koha që të martojmë Shqipërinë dhe ta shpëtojmë vendin tonë.”
Ai theksoi se ky është një moment i rëndësishëm, duke e krahasuar këtë hap me një ‘krushqi të bukur’ që Shqipëria ka mundësinë ta bëjë, dhe se ka ardhur koha për të përmbyllur këtë ‘fejesë të gjatë’ me Bashkimin Evropian.
Rama shtoi: “Imagjinoni një demokrat që thotë nuk e japim nusen, do pyesim bufin. Si nuk e jep, do ta mbash në derë dhe do të të plaket në dorë. Ky është 11 maji.”
Fraksion.com