Rama në shtabin elektoral 2: Në listat e PS, 52% janë gra
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, bashkë me drejtuesen politike të Qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu, zhvilluan një takim me shtabin elektoral të njësisë 2.
Kryeministrin e njohën fillimisht me dy të rinj që janë bërë pjesë e PS, ndërsa njëri prej tyre pohoi që ka aplikuar te platforma “Deputeti që duam” jo si qëllim personal, por si një shërbim kolektiv për Shqipërinë që në 11 maj sipas tij do të votojë të vetmen forcë që do e çojë vendin drejt BE-së.
Kryeministri u ndal tek shifrat për diasporën në këtë njësi në kryeqytet, ndërsa u njoh me raportet se rreth 3600 emigrantë janë regjistruar, 99.4%, për Tiranën dhe 700 të regjistruar për njësinë 2.
“Do shkojmë në 29 mars në Greqi, po të shohësh vendet ku voton diaspora, janë rezultate nga 80%, në 20% pjesëmarrje. Se jo të gjithë që janë regjistruar do të votojnë se është edhe proces shumë i ndryshëm. S’duhet t’i mërzisni njerëzit”, theksoi Kryeministri.
Kryeministri komentoi se që nga viti 2013 e deri 2023, partia e drejtuar prej Bashës në vitin 2021 ka qenë më e forta në përballjet elektorale.
“Tani, bufi ka futur aty gjithë faunën e ngushtë dhe e ka mbyllur, do jenë si ato sahatët e vjetër, s’ka aty Deputeti që duam. U futën në primare, ca hedhur në kënetë, ca jashtë kënete”, vijoi Rama.
“Në të gjitha anketimet që bëjmë ne, sipas qarqeve sikur të votonin vetëm gratë në Shqipëri kush e di sa vende do kishim në parlament, po futen dhe burrat dhe ngatërrohet puna”,. tha Rama.
“Kënetën harroje, sidomos pasi lanë Kujtim Gjuzin jashtë. Këneta nuk rritet asgjëkundi krahasuar me 2021, që ishte niveli më i lartë që mund të arrinte këneta”, përfundoi Rama.
Fraksion.com