AktualitetPolitikëTë fundit

Rama në Durrës: Zgjedhjet e 11 Majit kanë rëndësi gjeopolitike, si në vitin 1991

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, ku ka nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si një moment me peshë të veçantë gjeopolitike.

Sipas tij, këto zgjedhje dallojnë nga të mëparshmet për shkak të ndikimit të tyre në të ardhmen e vendit, duke bërë një krahasim me zgjedhjet e vitit 1991, kur Shqipëria vulosi ndarjen nga komunizmi dhe kalimin në një sistem demokratik.

Fraksion.com