AktualitetPolitikëTë fundit

“Këneta që flas unë i merr të keqen kësaj në Durrës”, Rama: Ata që marrin votën dhe e hedhin atje…

Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë të PS në Durrës, kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes së PS për të siguruar të ardhmen e fëmijëve, duke përmendur mundësinë e dërgimit të studentëve shqiptarë në universitete të Bashkimit Evropian.

Rama u shpreh se nuk mund të kuptojë se si një prind nga Durrësi, edhe nëse nuk është pjesë e PS, mund të hedhë votën e tij në “kënetë”, duke iu referuar opozitës, për të mbështetur opsione që nuk garantojnë mundësi për fëmijët e tij.

“Votat që jepen për PS nuk janë vetëm për të fituar zgjedhjet, por për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj. Nuk mund të hedhësh votën kot për tifozllëk. Duhet ta vendosni në kutinë e PS për të siguruar pasaportën për fëmijët tuaj që të kenë mundësi të shkojnë në universitet dhe të mos kenë barriera për të studiuar dhe punuar kudo në BE,” tha Rama.

Fraksion.com