AktualitetKosovaTë fundit

Gjykata e Hagës lejon Hashim Thaçin të shkojë në Kosovë disa ditë pas varrimit të babit

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi raportohet se ka mbërritur në Kosovë për herë të dytë brenda pak ditësh, këtë herë për të vizituar varrin e babait të tij, në fshatin Burojë të Skënderajt.

Babai i ish-kryeministrit Thaçi, Haxhi Thaçi ndërroi jetë pak ditë më parë dhe u varros në Skënderaj.

Thaçi nuk u lejua nga Gjykata Speciale e Hagës që të shkonte në Kosovë në ditën e varrimit, ndërsa sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, ish-kreu i PDK ka marrë lejen për të shkuar sot në vendlindje.

Ai ishte pak ditë më parë në Prishtinë, ku vizitoi të atin në QKUK, i cili ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.

Një ditë më parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës konfirmuan se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e moslejimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.

Për këtë zhvillim reagoi ashpër ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili thotë se ky vendim është ‘sa për sy e faqe’.

“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetëvetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungon në total”, shkruan në një postim në “Facebook”, Nasim Haradinaj.

Ish-presidenti i Kosovës, nuk mundi të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të atit të tij. Kjo iu pamundësua nga Gjykata Speciale që nuk i dha leje të përkohshme për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Ai ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 nën akuzën për krime lufte dhe së fundmi edhe për pengim të drejtësisë.

foto galeri

Fraksion.com