AktualitetPolitikëTë fundit

Sorosi në Shqipëri: Zbulohet dokumenti me firmën e kryeministrit që i siguroi zyrë dhe apartament të paguar për një vit

Sa herë që Fondacioni Soros kthehet në debat politik në Shqipëri, pyetja që e shoqëron këtë debat është se kush e solli filantropin George Soros në Shqipëri.

Kandidati i PD-së për deputet, Myslym Murrizi ka publikuar sot një dokument që mban datën 10 janar 1992, pak java para zgjedhjeve të 22 marsit të atij viti që solli në pushtet Partinë Demokratike.

Vendimi i firmosur nga kryeministri i qeverisë teknike të asaj kohe, Vilson Ahmeti përcakton mënyrën se si do të nisë Fondacioni Soros aktivitetin e tij në Shqipëri.

 

Fraksion.com