AktualitetPolitikëTë fundit

Panairi i Punës në Fier, Balluku: 50 kompani rajonale shpallin 1800 vende të lira

Biznese të rëndësishme rajonale nga sektori bankar, turizëm dhe hoteleri, kulinari, farmaceutikë, ndërtim, etj, do të jenë pjesë e Panairit të Punës që do të çelet nesër në Fier.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku bëri të ditur se ky panair ofron mundësi punësimi për të gjithë të interesuarit.

“50 kompani rajonale do të jenë pjesëmarrëse në panair, ku do të shpallin 1800 vende të lira pune”, u shpreh Balluku.

Zv/kryeministrja informoi edhe se 10 institucione arsimi dhe formimi profesional do të jenë pjesë e panairit.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, mbi tregun e punës për tremujorin e katërt të vitit 2024 duket se ofrojnë disa sinjale të rëndësishme për ekonominë dhe politikat e punësimit në Shqipëri.

Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç në tremujorin e katërt të vitit 2024 është 68,3%, duke shënuar një rritje vjetore prej 1,6 pikë përqindje. Nga ana tjetër papunësia ra në 8,8%, duke shënuar ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje. Papunësia për burrat është 8% dhe për gratë 9,6 %. Papunësia për të rinjtë shënoi ulje vjetore me 2,1 pikë përqindje. Papunësia për të rinjtë 15-29 vjeç është 19,1%, ndërsa për grupmoshën 30-64 vjeç është 7,3 %.

Fraksion.com