AktualitetPolitikëTë fundit

“Një ore e gjysmë në SPAK, akuzë e re për Veliajn?”, gazetarja: Bëhet fjalë për futjen e sendeve të ndaluara në qeli

Prej një ore e gjysmë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë në SPAK ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me hetimet ndaj tij.

Burime për gazetaren Klodiana Lala, bëjnë me dije se Veliajt i janë komunikuar dyshime për një akuzë  të re, që lidhet me futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, vepër që lidhet me nenin 324 A/1 për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit.

Veliaj është duke u transferuar nga ambientet e SPAK drejt qelive të paraburgimit të Durrësit.

 

Kjo është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës merret në pyetje pas caktimit të masës së sigurisë arrest me burg nga gjykata dhe transferimit të tij në paraburgimin e Durrësit.

 

Fraksion.com