“Luli bën xhiro me makinë për demokratët”, Rama: I kam thënë mos u rrotullo, po e përshëndes me Hysenin…
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deputetin Lulzim Basha gjatë rubrikës “Sy m’ Sy”.
Ai u shpreh se “Luli” është zgjuar nga gjumi nga frika se kryedemokrati Sali Berisha të cilin e quan “buf kënete” po i merr demokratët .
“Lëre Lulin të flejë gjumë”, i tha njëri prej komentuesve kryeministrit.
“Luli është zgjuar, s’po fle, mos i bini në qafë, është aktiv, bën xhiro me makinë, i kam thënë ndalo të marrësh ndonjë pasagjer mos u rrotullo me makinë, më prezantoi me Unikatilin unë do e përshëndes me Hysenin, s’a faj se bufi po i ha demokratët rrugës”, tha Rama.
Fraksion.com