AktualitetTë fundit

“Lul Berisha mbetet në burg”, zbardhet deklarata në gjykatë: Siç më ra akuza tjetër, do të bjerë edhe kjo! Më dënoni sa të doni nëse…

Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i ekstraduar nga Spanja dy ditë më parë, ka dalë sot përballë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për caktimin e masës së sigurisë.

Gjatë seancës, Berisha kundërshtoi fuqishëm akuzat e bazuara në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, duke pretenduar se ai nuk ka pasur kurrë kontakte me të.

Berisha në sallën e gjyqit:

 

“Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt, më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo.”

 

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com