Lubonja: Kryeministri ka hyrë me “çizme” në bashki, por Veliaj s’ka guxim të bëjë të penduarin
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që aktualisht ndodhet në burg.
Lubonja tha se situata është e paqartë, duke përmendur mundësinë e ndërhyrjes ndërkombëtare dhe teatrit politik nga ana e Ramës.
Fatos Lubonja: Kur u arrestua Veliaj, Rama mbështeti atë me protesta. Pas 2-3 ditëve ndryshoi qëndrim. Mund të ketë shumë hipoteza. Një hipotezë mund të jetë teatër nga ana e Ramës, mund të ngresh hipotezën që kanë ndërhyrë ndërkombëtarët tek Rama që shiko se po bën kërcënim të hapur ndaj drejtësisë. Nuk e dimë të vërtetën, sepse në tërësi gënjejnë në raport me publikun. Rama është shumë i fuqishëm, ndërsa Veliaj është i dobët, i arrestuar tashmë. Rama ka hyrë me “çizme” në Bashki, ka shkelur Kushtetutën dhe nga pikëpamja ligjore, Veliaj mund të zgjedhë kryetaren e komanduar.
Rama mund të shkarkojë Veliajn e nuk e bën as këtë. Prandaj, nuk jemi të qartë saktësisht se çfarë po ndodh. Veliaj, edhe pse është ushtar i Ramës, ka krijuar rreth të vetin që e mbështesin dhe ka një lloj force. Dyshoj që Rama mori një mesazh dhe gjeti kompromis. Veliaj s’ka guximin të bëjë të penduarin e drejtësisë, ta tregojë kryetarin e bandës. Por, ndoshta mendon se mund të dëmtojë Ramën sadopak, por prapë mbetet pikëpyetje e madhe se kush e futi në burg Veliajn, SPAK apo Rama.
Fraksion.com