AktualitetBota+Të fundit

Izraeli nis një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës

Pak pas rifillimit të sulmeve ajrore ushtria izraelite ka filluar një operacion tokësor në Rripin e Gazës. Ushtria tha se synon të krijonte përsëri një “zonë tampon”.

Ushtarë izraelitë nisin një operacion tokësor në Rripin e Gazës
Pak pas rifillimit të sulmeve ajrore ushtria izraelite filloi një operacion tokësor në Rripin e Gazës.Fotografi: Amir Cohen/REUTERS

Izraeli kishte rifilluar më parë sulmet ajrore, duke thyer kështu armëpushimin që kishte qenë në fuqi që nga mesi i janarit. Gjatë armëpushimit dhjetëra-mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në veri të rajonit bregdetar.

Kryqi i Kuq jep alarmin

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se gjatë 36 orëve të fundit numri i të lënduarve është rritur ndjeshëm për shkak të rifillimit të operacioneve tokësore. Për shkak të pezullimit të ndihmave humanitarenë zonën bregdetare, rezervat e furnizimeve mjekësore kanë rënë ndjeshëm.

Palestinezë që largohen nga Beit Hanun duke shtyrë një karrocë
Pas sulmeve të Izraelit shumë palestinezë po largohen nga Beit HanunFotografi: AFP via Getty Images

Përveç kësaj personeli i spitalit po lufton për të përballuar rritjen e madhe të numrit të viktimave, tha Kryeqi i Kuq. Thuhet se vetëm sulmet ajrore të fundit mund të kenë shkaktuar qindra të vdekur – Ministria e Shëndetësisë, e kontrolluar nga organizata terroriste Hamas, raportoi për më shumë se 400 viktima, ndër të cilat shumë gra dhe të mitur. Gjatë sulmeve u plagosën më shumë se 560 vetë.

Izraeli kërkon lirimin e pengjeve të mbetura

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi gjithashtu se së shpejti do të ketë evakuime të palestinezëve nga zonat e luftimit në Rripin e Gazës. Izraeli po përgatitet të zgjerojë ofensivën e tij të re ushtarake, tha Katz.

Nëse Hamasi nuk i liron pengjet e mbetura izraelite, “Izraeli do të veprojë me një intensitet që nuk e keni parë kurrë më parë,” tha Katz. Sipas ushtrisë izraelite 34 prej pegjeve thuhet se kanë vdekur.

 

Fraksion.com