AktualitetTë fundit

Djegja tragjike në Fushë-Prezë, dy nga viktimat ishin vëllezër: FOTO

Enejd Laçi dhe Erildi Laçi janë dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Fushë-Prezë, së bashku me kushëririn Andi Laçi dhe shokun e tyre, Enrikejd Kurti, pasi makina ku po udhëtonin u përplas me një betoniere.

Ndërsa më poshtë është edhe foto e viktimës së tretë,  24-vjeçarit Enrikejd Kurti.

Ndërkohë është publikuar edhe foto e makinës tip Benz, ku udhëtonin 4 viktimat, e cila pasi u përplas me betonieren u përfshi nga flakët duke bërë që të rinjtë të digjeshin brenda mjetit.

Mësohet se pranë vendit ku ndodhi ngjarja tronditëse ndodhej pika e betonit dhe betonieria sapo kishte dalë në rrugë. Mjeti ka qenë në lëvizje, kur Benz-i ku udhëtonin viktimat ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.

Benz-i ka shpërthyer menjëherë në flakë, duke u marrë jetën 4 të rinjve, që u dogjën brenda makinës. Policia po heton nëse betoniera ka pasur sinjale STOP nga pas.

Aksidenti ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës. Viktimat janë identifikuar si 25 vjeçari Enejdi Laçi, 20 vjeçari Erildi Laçi, 24 vjeçari Enrikejd Kurti dhe 22 vjeçari Andi Laçi.

Mjeti ku udhëtonin 4 viktimat është përplasur me një betoniere në Fushë-Prezë.

Më pas Benz është përfshirë nga flakët duke u marrë jetën të rinjve që u dogjën brenda mjetit.

Ndërkohë shoferi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe u shoqërua më vonë nga policia.

 

Fraksion.com