Djegja e 4 të rinjve brenda automjetit në Fushë Prezë: Zjarrfikësit përdorën gur fresibël për të nxjerrë trupat
Detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Fushë Prezë, ku humbën jetën katër të rinjtë Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.
Burime nga hetimet konfirmojnë se aksidenti ndodhi kur Benz-i me të cilin udhëtonin të rinjtë goditi nga pas një betoniere, e cila sapo kishte dalë nga një pikë betoni dhe ishte futur në rrugë. Makina shpërtheu menjëherë në flakë, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë për shpëtimin e viktimave.
Betonierja ka qenë me shpejtësi të ulët, ndërsa dyshohet se automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë ishte me shpejtësi. Një detaj tjetër i rëndësishëm që mund të ketë ndikuar në aksident, është edhe fakti se rruga nuk ishte e ndriçuar e për pasojë të rinjtë mund të mos kenë arritur të shihnin betonieren.
Të parët që konstatuan aksidentin ishin një patrullë policie, e cila menjëherë njoftoi zjarrfikësen e Fushë-Krujës. Por për shkak të intensitetit të flakëve, kjo e fundit nuk arriti ta shuante zjarrin, duke bërë që të kërkohej ndërhyrja e zjarrfikëses nga Tirana.
Fraksion.com