Deputeti socialist, Blendi Klosi divorcohet nga gruaja pas 18 vitesh martesë
Pas 18 vite martesë, deputeti i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, Blendi Klosi, ka vendosur t’i japë fund martesës së tij, me bashkëshorten Nora Klosi alias Gega.
Kërkesa për divorc është depozituar në gjykatë në muajin Tetor 2024 nga Nora Klosi, bashkëshortja e Blendit, Divorc i cili është pranuar dhe nga gjykata e Tiranës.
Vendimi për divorcin e çiftit është marrë një ditë para Shën Valentinit, në 13 shkurt 2025 nga gjyqtari Artan Çupi, i cili ka miratuar një deklaratë noteriale të çiftit Klosi, ku burrë e grua jepnin pëlqimin për dhënien fund të martesës së tyre.
Klosi, aktualisht Drejton listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Dibrës.
Në vitin 2007, Blendi Klosi u martua me Nora Klosin alias Gega, ku nga kjo martesë sollën në jetë dy fëmijë.
Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranë në muajin Tetor 2024 çifti Klosi kishte nënshkruar një marrëveshje noteriale, ku binin dakord të divorcoheshin, por njëkohësisht vendosnin dhe kriteret detyruese për fëmijët e tyre të mitur.
Fraksion.com