AktualitetBota+Të fundit

DASH publikon pozicionin e ri të ish-ambasadores Yuri Kim

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka marrë një emërim të ri në Departamentin amerikan të Shtetit, ku do të mbajë postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi. Ky lajm është konfirmuar nga vetë Departamenti i Shtetit, pas disa aludimeve nga Berisha se Kim ishte shkarkuar nga posti i saj.

“Nuk kam asnjë lajm të sigurt, përveç lajmeve që janë botuar, se ajo është shkarkuar ose jo. Ajo çfarë unë them, ajo në deklaratat e mia ka qenë diplomate e korruptuar dhe unë kam ftuar FBI-në, kam ftuar Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe ato informacione që unë disponoj, jam i gatshëm të ua vë në dispozicion”, deklaronte Berisha.

Spekulimet u nxitën nga fshirja e përkohshme e profilit të Yuri Kim në faqen zyrtare të DASH dhe kjo ka bërë që shumë të mendojnë se ajo ishte larguar nga detyra, por duket se ky veprim ka pasur për qëllim përditësimin e informacionit lidhur me emërimin e saj në postin e ri.

 

Fraksion.com