Zelensky konfirmon shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë
Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se Rusia dhe Ukraina kishin shkëmbyer 175 robër lufte secila.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar shkëmbimin, duke e quajtur atë “një nga më të mëdhenjtë” e mbajtur.
Ai shtoi se përveç 175 të arrestuarve të liruar nga Rusia, u liruan edhe 22 ushtarë të tjerë “të plagosur rëndë”.
“Të gjithë ata do të marrin menjëherë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, tha Zelensky.
Fraksion.com