AktualitetBota+Të fundit

Zelensky do të flasë sot me presidentin Trump, përshkruan vijat e kuqe të Ukrainës për çdo marrëveshje paqeje me Rusinë

Ndërsqa ndodhet në Finlandë në një vizitë zyrtrae Zelensky teksa ishte në një konferencë shtypi me homologun e tij vendas u pyet  nëse ai pret të flasë me presidentin Donald Trump në ditët në vijim dhe nëse po, çfarë do t’i pyeste.

Zelensky konfirmon se do të ketë një telefonatë mes dyshes sot, por nuk jep detaje të tjera.

Zelensky përshkruoi gjithashtu vijat e kuqe të Ukrainës për çdo marrëveshje paqeje me Rusinë

Zelensky teksa u pyet se cilat janë “vijat e kuqe” të Ukrainës në negociatat me Rusinë – dhe nëse ai beson se presidenti Trump mund të bëjë presion ndaj Putinit për paqe.

Ai tha se i duhet një garanci e drejtë se lufta nuk do të kthehet, duke thënë se nuk do të diskutojë garancitë ekonomike të bëra me BE-në me Rusinë, apo detajet e ushtrisë së Ukrainës.

Ai gjithashtu kërkon lirimin e “mijëra” të burgosurve të mbajtur në Rusi.

“Këto janë gjëra të pakushtëzuara”, shton ai.

Presidenti Stubb thotë se BE-ja është në gjendje të ndihmojë Ukrainën dhe prioriteti duhet të jetë që Kievi të ketë të drejtën të zgjedhë “të ardhmen dhe fatin e vet”.

Në përfundim të konferencës për shtyp të dy liderët Zelensky dhe Alexander Stubb shtrënguan duart dhe përqafuan njeri tjetrin.

 

Fraksion.com