AktualitetPolitikëTë fundit

“Veç mos kaj”, Basha i përgjigjet Ramës për ‘këmishën e natës’, nga makina

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë  të Demokratëve Euroatlantikë së fundmi kanë filluar të replikojnë më  shpesh me njeri -tjetrin   përmes rrjeteve sociale.

Me deklaratat e tyre, që janë bërë edhe virale në rrjet, Rama dhe Basha kanë ironizuar dhe akuzuar njëri-tjetrin.

Sot, Basha reagoi pas komentit të kryesocialistit, që tha se “Luli ka lindur me këmishë nate”.

“Veç mos kaj, veç mos kaj Rame. Me këmishë ë, po çfarë këmishe, këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Rame, çfarë këmishe ka veshur Lali Eri? Po Lir Beqja? Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin. Hajde Rame, këmish vija vija shokëve. 7×7, 313”, tha Basha.

 

Fraksion.com