AktualitetPolitikëTë fundit

“Unë di ta bëj betejën!”, Braçe: Nuk do pyes më për ministra që flenë gjumë e vegjetojnë!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe shprehet se beteja e tij për fshatin dhe bujqësinë nuk do të ndalet.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebok, Braçe thotë se ‘nuk do të pyesë për  ministrat që flenë, vegjetojnë, mendohen 1 vit, 2, 3, 6 vjet e qe vijojnë të mendohen pa bërë asgjë duke e lënë fshatin nën goditje’.

Ndër të tjera ai tha se do të vijoj betejën për TVSH-në e bujqësisë, që sipas tij ka bërë dëme kolosale.

Reagimi i plotë:

Tirana ka fshat! Pooo ka fshat!

Fshati i Tiranës prodhon;

Është prodhuesi i dytë bujqësor e blegtoral në vend!

Beteja për fshatin, prodhimin e fshatit është beteja e dyte për te cilën do jem në Kuvend!

Janë dy beteja ne një;

E para-nga Rrogozhina, Kavaja ne Shëngjergj, nga Kamza ne Kërrabë, duhet te mbrojmë token bujqësore;

Ky qark nuk ka me nevoje për beton, ka nevoje për fshatin; ne nuk mund ti zhdukim Tiranës fshatin; ritmi i betonit po zhbën fshatin; ky qark ka nevoje qe fshati te prodhoje ushqim te freskët bujqësore e blegtoral, nuk ka nevoje te importoje qe ti japë toke betonit.

E dyta-do vijoj betejën për TVSH-në e bujqësisë, atë qe ne 6 vite ka bere dëme kolosale ne bujqësi e blegtori; do vijoj betejën kundër skemës se rehatit ne Bujqësi e Blegtori, skeme qe bën sikur ndihmon por qe nuk nxit prodhimin ne rendimet e cilësi; do barazojmë TVSH e do subvencionojmë çdo kilogram prodhim ne fund te kësaj beteje.

Nuk jam vetëm jooooo!

Është një beteje qe do e bej me Xhemalin, Tonin, Etjenin, Ornaldon, deputet sot ne fshatin e Tiranës e kandidate serish, cilindo tjeter qe do te na bashkohet për fshatin, popullin e tij, ushqimin e mire e te freskët te vendit!

Do e bëjmë duke luftuar fort, akoma me fort pa pyetur me për ministra qe flenë, vegjetojnë, mendohen 1 vit, 2, 3, 6 vjet e qe vijojnë te mendohen pa bere asgjë e duke lenë fshatin nen goditje!

Është beteja qe i kam kushtuar jetën!

Nga Rrogozhina, Kavaja, Ndroqi, Peza, Arbana, Bultica, Kashari, Vora, Preza, Domja, Baldushku, Picalla, Petrela, Bezhita, Iba, Farka, gjithe nen Dajti deri ne Shengjergj, kane nevoje për këtë beteje!

Unë di ta bej këtë betejë!

 

Fraksion.com