Rama ftoi Sulën në PS, Berisha: Vendi i tij është në Partinë Demokratike, u pa sa e gabuar ishte përzgjedhja e tij
Kryetari i Partisë Demokratike në konferencën për gazetarët i pyetur lidhur me ftesën publike që Kryeministri Edi Ramai bëri deputetit Dashnor Sula.
Berisha u shpreh se njeri të pagabueshëm nuk ka dhe se ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj e mori përgjigjen sot nga Rama.
Sipas kreut të demokratëve Rama i tha Sulës se ‘sa shkon tek Lapaj hajde tek unë se është njëlloj, por të paktën jam unë padroni’. Lideri demokrat shprehet se në këtë deklaratë shihet sa e gabuar ishte përzgjedhja e Adriatik Lapajt nga ai.
“Së pari Dashnor Sula është një eksponent i Partisë Demokratike me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në Partinë Demokratike. Eksplorimi, se njeri të pagabueshëm nuk ka. Ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj e mori përgjigjen sot nga Rama. Rama i tha atij se sa shkon tek Lapaj hajde tek unë se është njëlloj, por të paktën jam unë padroni. Kështu që në këto deklarata shihet se sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn. Nuk ka se ata janë njëlloj. Ata janë paterica të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë që pas shpalljes së listave për kandidatë, deputeti Dashnor Sula iu bashkua koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” pasi u la jashtë listave të sigurta të PD.