AktualitetBota+Të fundit

Zyrtarët izraelitë dhe Hamasi akuza të ndërsjellta për lirimin e pengjeve dhe prishjen e marrëveshjes së armëpushimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz urdhëruan operacionin në Gaza, duke akuzuar Hamasin për refuzimin “në mënyrë të përsëritur” për lirimin e pengjeve dhe refuzimin e ofertave të ndërmjetësimit.

“IDF aktualisht po sulmon objektivat e organizatës terroriste Hamas në të gjithë Rripin e Gazës, me synimin për të arritur qëllimet e luftës të përcaktuara nga skuadra politike, duke përfshirë lirimin e të gjithë pengjeve tanë – të gjallë dhe të vdekur”, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Kryeministrit.

“Që tani e tutje, Izraeli do të veprojë kundër Hamasit me forcë ushtarake në rritje.”

Kurse zyrtari i Hamasit, Basem Naim tha se më shumë se 34 njerëz ishin vrarë nga sulmet dhe akuzoi Izraelin se “i dha fund marrëveshjes së armëpushimit në mënyrë të njëanshme”.

Në një deklaratë të veçantë, Hamasi deklaroi:

Netanyahu dhe qeveria e tij ekstremiste kanë vendosur të përmbysin marrëveshjen e armëpushimit, duke i vënë robërit në Gaza në rrezik të një fati të panjohur.

 

Fraksion.com