“Sonte u kthyem në luftime në Gaza”, Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në të gjithë enklavën
Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe Agjencia e Sigurisë izraelite thanë të martën herët se ata “aktualisht po kryejnë sulme të gjera” në objektivat e Hamasit në Gaza.
“Sonte u kthyem në luftime në Gaza”, tha ministri i Mbrojtjes, Israel Katz në një deklaratë,
Ndërkohë Mbrojtja Civile në Gaza tha se një numër njerëzish ishin “të bllokuar nën rrënojat e shtëpive që u bombarduan në zona të ndryshme” të enklavës.
Ekspertët në Gaza raportuan zhutrmat e goditjeve në shumë vende.
Në qytetin e Gazës, më shumë se 15 njerëz, përfshirë pesë fëmijë, u vranë dhe më shumë se 20 njerëz u plagosën, sipas zëdhënësit të mbrojtjes civile, Mahmoud Bassal.
Në qendër të Gazës, më shumë se 70 persona të plagosur kanë mbërritur në spitalin Al-Awda pas sulmeve në shtëpitë në kampin e refugjatëve Nuseirat, tha spitali.
Fraksion.com