Shtëpia e Bardhë: Putin dhe Trump folën për nevojën për një armëpushim
Disa detaje nga biseda telefonike mes Presidentit Trump dhe Presidentit Putin i ka bërë të ditura nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Në një postim në X, Leavitt thotë se të dy “folën për nevojën për paqe dhe një armëpushim në luftën në Ukrainë”.
“Të dy liderët ranë dakord që ky konflikt duhet të përfundojë me një paqe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se të dyja palët shpresojnë për marrëdhënie më të mira midis SHBA-së dhe Rusisë.
“Gjaku dhe thesari që si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë shpenzuar në këtë luftë do të shpenzoheshin më mirë për nevojat e popullit të tyre”, shton ajo. “Ky konflikt nuk duhet të kishte filluar kurrë dhe duhet të kishte përfunduar shumë kohë më parë me përpjekje të sinqerta dhe të mirëbesimit për paqe.”
Të dy diskutuan gjithashtu një fund të përhapjes së armëve strategjike dhe tensioneve midis Izraelit dhe Iranit.
“Të dy liderët ranë dakord se një e ardhme me një marrëdhënie të përmirësuar dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë ka avantazhe të mëdha”, shton deklarata. “Kjo përfshin marrëveshje të mëdha ekonomike dhe stabilitet gjeopolitik kur të arrihet paqja.”
Edhe Kremlini, i cili ka ofruar pak më herët një përmbledhje të shkurtër të thirrjes së Trump dhe Putin tha se dy presidentët vazhdojnë shkëmbimin e tyre të detajuar dhe të sinqertë të opinioneve mbi situatën rreth Ukrainës, thotë Kremlini.
Si Trump ashtu edhe Putin kanë shprehur interesin e tyre të ndërsjellë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre në dritën e përgjegjësisë së veçantë për garantimin e sigurisë globale.