“Pa hyrë mirë na pyesin do të ikësh”, Rama: Mbështesni PS në zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE deri në vitin 2027
Kryeministri Edi Rama edhe sot iu përgjigju pyetjeve dhe komenteve në rrjetet sociale, në serin e tij virtuale “Sy m’sy”. Gjatë diskutimit, Rama ka theksuar rëndësinë e marrjes së pasaportës europiane, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.
Rama theksoi se pasaporta europiane do të ofrojë mundësi për punësim dhe shërbime shëndetësore në çdo vend të BE-së, si dhe ftoi qytetarët të mbështesin qeverinë në zgjedhjet e 11 majit që sipas tij, janë të rëndësishme për finalizimin e negociatave për integrimin në BE deri në vitin 2027.
“Marrja e pasaportës europiane, të gjithë duhet ta kemi parasysh është shumë më tepër se lëvizje e lirë. Sot kemi pasaportë që na lë mundësi të lëvizim por jo të ndalojmë. Pa hyrë mirë akoma na pyesin në aeroport kur do të ikësh.