“Marrëveshja”, Në pritje të telefonatës Trump- Putin
Presidenti amerikan Donald Trump pohoi ka rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, “për shumë elemente” të një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë përpara telefonatës së shumëpritur mes tyre.
Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se “ne do të shohim nëse mund të punojmë një marrëveshje paqeje, një armëpushim dhe paqe, dhe unë mendoj se do të jemi në gjendje ta bëjmë atë”. Edhe sekretari i shtetit, Marco Rubio pohoi se procesi i negociatave që synon t’i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës i ka sjellë palët më afër paqes, ndonëse duhen ende shumë përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare.
“Ky propozim mund të ishte zbatuar shumë kohë më parë”, tha ai, duke shtuar se “çdo ditë në kohë lufte do të thotë jetë njerëzore”.
Biseda telefonike midis Donald Trump dhe Vladimir Putin do të zhvillohet sot midis orës 13:00 dhe 15:00, thotë Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, thotë se dy liderët do të flasin “sa kohë të mendojnë se është e nevojshme”.
Fraksion.com