“Kjo është një luftë që do të varros familjet tona nëse nuk ndalet!:, thotë nëna e pengut izraelit
Nëna e Matan Tzangauker, një peng izraelit në Gaza, ka akuzuar Netanyahun se ka zgjedhur “vrasjen e pengjeve” ndërsa sulmet ajrore izraelite në Gaza rifilluan të martën herët në mëngjes.
Einav Tzangauker akuzoi Netanyahun se ka zgjedhur “politikën e lirë në vend të fëmijëve tanë, vëllezërve dhe motrave tona që janë në robëri”.
“Kjo nuk është më për thashetheme apo skenarë, kjo është një luftë që do të varrosë familjet tona nëse nuk ndalet!” tha Tzangauker në Facebook. “Uria, bombardimet, terroristët e Hamasit – të gjitha këto do të vrasin Matanin tim dhe pjesën tjetër të pengjeve.”
Ajo i bëri thirrje popullit të Izraelit që të dalë në rrugë dhe të krijojë barriera njerëzore.
“Unë nuk do të lejoj një oficer të inteligjencës të trokasë në derën time për të më thënë se Matan është vrarë,” tha Tzangauker.
Fraksion.com