AktualitetPolitikëTë fundit

“Ju thashë qe do jem”, Erion Braçe: Këtë herë betejën në Kuvend, do ta bej pa rregulla, boll kam dëgjuar, pritur…

Me hir ose me pahir, do të më keni në Parlament, ky është mesazhi që lë të kuptohet deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe përmes postimit më të fundit këtë të martë.

Braçe thekson se beteja e tij është për qytetarët.

Më tej socialisti thotë se ‘Dua të jem në Kuvend për të vijuar fort betejën për te moshuarit, të ardhurat e tyre, pensionet e tyre; një betejë nderi, dinjiteti e mirëqenie për ta!”

Do ta bej këtë beteje ne kuvend, ketë here pa rregulla, pa pyetur për to; boll kam dëgjuar, pritur, analizuar, reflektuar e fundi ka qene pa vendim, duke pritur te mendohen e mendohen ministrat! Nuk ka me kohe për ata qe janë me keq sot, por nuk ka me kohe as për ata qe janë me mire sot e do jene ne pension nesër! Kjo begeje nis punëdhënësit e mëdhenj, ata qe kane grumbulluar numrin me te madh te punonjësve, ata qe gënjejnë me shume, bëjnë evazionin me te madh e qe nuk lenë pensionistet te marrin atë qe ju takon; me ta e kush ju del për zot është kjo beteje! Për çdo te moshuar, përfshirë dhe prindërit e mi, secilin qe merr me pak apo pension 20 mije leke! Arsyeja për te qene deputet nuk ka lidhje me te berit ministër; po me përfaqësimin e njerëzve!”, shprehet Erion Braçe.

 

Fraksion.com