Izraeli thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të rifillonte sulmet
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein , tha në një konferencë shtypi se ata filluan sulmet në Gaza sepse “Hamasi refuzoi vazhdimisht propozimin për të zgjatur armëpushimin dhe për të liruar pengjet tanë”.
“Nga kjo pikë e tutje, Izraeli do të veprojë kundër Hamasit me intensitet ushtarak në rritje,” thotë ai, duke i bërë jehonë një deklarate të mëparshme nga zyra e kryeministrit.
Marmorstein thotë se ata më parë i thanë po propozimeve konkrete për zgjatjen e armëpushimit, por “Hamasi tha jo, kështu që pa zgjidhje tjetër” ata nisën sulmet në Gaza.
I pyetur nëse bisedimet për armëpushim janë “të vdekura” për shkak të këtyre sulmeve, ai thotë se armëpushimi përfundoi dy javë e gjysmë më parë.
“Armëpushimi u ra dakord për një periudhë 42-ditore. Sipas marrëveshjes, nuk ka kalim automatik nga një fazë në tjetrën,” thotë ai.
Fraksion.com