AktualitetPolitikëTë fundit

“Doni BE-në apo mustaqet e Kujtim Gjuzit”, Rama- demokratëve: Në BE të fut ky që sheh këtu, jo bufi i kënetës

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rubrikën ‘Sy m’sy’ u shpreh se më 11 maj ata duhet të zgjedhin mes “BE-së dhe mustaqeve të Kujtim Gjuzit”.

Teksa nuk i kurseu ‘sulmet’ ndaj opozitës, Rama tha se Kavaja është shembulli ku më i votuari nga primaret e PD u la jashtë në listën e kandidatëve për deputet.

“Ca hapin dritaren dhe respektojnë protestuesit. Ca hapin dritaret dhe gjuajnë me automatik. Njëri vret dhe tjetri respekton dhe kështu me radhë. Në Kavajë ne e treguam çfarë dimë të bëjmë. Kavaja ishte një xhep falso, vetëm pluhur, njerëz që shisnin fara dhe gjithë të tjerët pa ujë pa drita pa punë. Sot Kavaja është bërë qytet, kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë ti s’mund ta mohosh. Në Kavajë ka ndodhur diçka, un them se mileti duhet ta marri si ofendim, u çuan demokratët dhe votuan për pseudo primaret dhe në fund tak e hongri bufi, ua hëngri bufi kandidatin”-tha Rama.

Fraksion.com