Deklarata e Kremlinit për armëpushimin e mundshëm 30-ditor në infrastrukturën energjetike
Kremlini sapo ka lëshuar një deklaratë në lidhje me bisedën telefonike të Putinit dhe Trump.
Ja një pjesë e asaj deklarate:
“Gjatë bisedës, Donald Trump propozoi që palët në konflikt të përmbahen reciprokisht nga sulmet ndaj objekteve të infrastrukturës energjetike për 30 ditë. Vladimir Putin iu përgjigj pozitivisht kësaj nisme dhe menjëherë i dha ushtrisë ruse urdhrin përkatës.
“Presidenti rus iu përgjigj gjithashtu në mënyrë konstruktive sugjerimit të Donald Trump për të zbatuar një iniciativë të njohur në lidhje me sigurinë e lundrimit në Detin e Zi. U ra dakord që negociatat për të elaboruar më tej detajet specifike të një marrëveshjeje të tillë duhet të fillojnë.”
Fraksion.com