Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listën e kandidatëve për koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat e kandidatëve për deputetë për tre subjekte për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në mbledhjen e sotme u shqyrtuan:
“Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Partia Lëvizja “Atdheu”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
“Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
“Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
Projektvendim “Për miratimin e rezultatit të shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
Fraksion.com