Vance u takua me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar të dielën në Uashington
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Lammy bëri një vizitë te Zëvendëspresidenti JD Vance të dielën në Uashington, DC, tha zëdhënësi i Lammy, Toby Castle.
Takimi i tyre “i ngrohtë” privat, pa ndihmës, kishte të bënte kryesisht me Ukrainën, tha Castle, “dhe vazhdoi shumë më gjatë se sa ishte planifikuar”.
Lammy- iu bashkua gruaja e tij gjatë meshës me Vance dhe hëngrën drekë gjithashtu së bashku përpara bisedës, konfirmoi Castle.
Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga përkrahësit më të zëshëm të një “backstop” të SHBA për të garantuar sigurinë e Ukrainës pas një marrëveshjeje paqeje. Ndërsa Vance ka qenë ndër kritikët më të ashpër të Ukrainës në administratën Trump dhe ka udhëhequr qortimin e Presidentit Volodymyr Zelensky në shpërthimin e fundit të Zyrës Ovale.
Politico raportoi takimin e Lammy-t më herët të hënën.
Lammy gjithashtu ishte në Takimim e Ministrave të Jashtëm të G7 në Quebec, ku ishte takuar edhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
Ndërsa Lammy dhe Vance u takuan në Uashington, gjithashtu bisedat rreth Ukrainës dhe Rusisë po zhvilloheshin gjatë fundjavës në Mar-a-Lago, ku i dërguari i posaçëm Steve Witkoff, i sapo kthyer nga Moska, kishte informuar Presidentin Donald Trump, këshilltarin e sigurisë kombëtare Mike Waltz dhe Rubio.
Fraksion.com