Rusia konfirmon se Putini do të flasë me Trump të martën
Kremlini ka konfirmuar se një telefonatë mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump është duke u përgatitur për të martën.
“Po, kjo është e vërtetë. Një telefonatë është duke u planifikuar për të martën,” u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Peskov nuk do të merrej me atë se çfarë do të diskutonin të dy presidentët në mënyrë specifike në lidhje me bisedimet e paqes në Ukrainë, kur u pyet nëse ata do të shtronin çështjet e territorit të Ukrainës dhe termocentraleve, siç përmendet nga Donald Trump.
“Ne kurrë nuk e bëjmë këtë,” thotë Peskov.
Fraksion.com