AktualitetBota+Të fundit

Rusia do të kërkojë garanci “të hekurta” të sigurisë, thotë zëvendësministri i Jashtëm

Rusia do të kërkojë garanci sigurie nga aleanca ushtarake e NATO-s dhe nga SHBA-ja në çdo marrëveshje për Ukrainën, tha zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko.

Një pjesë e këtyre kërkesave përfshijnë përjashtimin e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO, që është një ambicie e madhe e presidentit Zelensky.

“Vetëm përmes formimit të garancive të hekurta të sigurisë do të jetë e mundur të arrihet një paqe e qëndrueshme në Ukrainë,” i tha Grushko gazetës ruse Izvestia.

 

Fraksion.com