AktualitetPolitikëTë fundit

“Rrëzohet kërkesa e PD për Avokatin e Popullit”, Peleshi: Presim të diskutojmë me opozitën!

Deputetët e mazhorancës rrëzuan sot kërkesën e opozitës për futjen në rendin e ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi gjatë fjalës së tij shpjegoi se PS nuk pranoi që të votoj pro, pasi nuk është zhvilluar procesi i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës.

“Ne kemi kërkuar që të ndërtojmë një proces sipas traditës parlamentare. Janë disa propozime me firmat e opozitës dhe duhet një proces që të diskutohet dhe arrihet në një konsensus. Ne nuk kemi bërë propozimet tona, por duam që të diskutojmë propozimet e opozitës, nuk kemi asnjë reagim nga grupi i PD dhe opozita dhe që sot mund të nisë procesi dhe ta votojmë në seancën e radhës pas zgjedhjeve’, tha Peleshi.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, tha se ky proces ka hyrë në një ngërç, pasi u bënë 3 vite që nuk bihet në konsensus për të zgjedhur Avokatin e Popullit.

“Opozita është e fokusuar në një kandidaturë të vetme çfarë procesi do të hapë. Jemi në një situatë të turpshme sepse për 3 vite rresht ne nuk zgjedhim dot një Avokat Populli. Mazhoranca duhet që të votonte dhe t’i jepte fund këtij turpi 3 vjeçar’, tha Vasili.

 

Fraksion.com