“PS u ka dhënë mundësinë edhe ballistëve”, Rama-Valterit: Shko tek të tutë dhe thuaju të vijnë se do mbeten në kënetë
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet të listës së PS për zgjedhjet e 11 majit, nuk munguan as batutat nga kryeministri Edi Rama.
Sakaq ai tha se PS u ka dhënë mundësinë të gjithëve, deri te ballistët.
“Për sa i përket, pastaj, të gjithë skuadrës sonë, unë jam shumë besimplotë që kjo skuadër që kemi në rang vendi e pasqyron më së miri këtë vetëdije dhe këtë moment, nuk ka asnjëherë dot një skuadër perfekte por ama besoj që është shumë e qartë për të gjithë që Partia Socialiste jua ka dhënë të gjithëve mundësinë, deri edhe ballistëve ju kemi dhënë mundësinë që të shohin nga ne nëse nuk duan të vdesin në kënetë.
Kemi një ballist këtu, Halit Valterin që qëkur na njohu nuk na u nda më. Në fillim e mori kështu si, në fillim vinte afër nesh nga inati atyre por pak nga pak kuptoi që nuk është çështje inati ardhja me ne, por është diçka shumë më tepër se kaq kështu që deri dhe ballistët e kanë mundësinë që t’i shmangen rënies në kënetë ose, xhanëm ata të rënë janë në kënetë por qëndrimit në kënetë, është shansi i tyre i fundit për të dalë nga këneta sepse në momentin kur do hyjmë pastaj në BE, fjala Ball Kombëtar do jetë thjesht një episod historik.
Nuk është shaka Halit, kjo është e vërteta kështu që shko tani dhe thuaji atyre të tuve që “Hajdeni këtu se mbetët përfundimisht në kënetë”.
Me këtë hudhër në fund për të mos marrë më sysh po e mbyll se hudhër më të mirë në një shtëpi politike sesa të kesh një ballist në fasadë, nuk ka.“, tha Rama.
Fraksion.com