AktualitetTë fundit

Përplasi foshnjën 5-muajshe në tokë: Procedohet 37-vjeçarja, fëmijën e merr kujdesi i shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten në lagjen Pavarësia të Vlorës, ku një nënë rreth 37-vjeçare, në gjendje të dehur nga alkooli, ka përplasur disa herë fëmijën e saj 5-muajsh në tokë.

Në momentin e ngjarjes, forcat e policisë kanë ndërhyrë për të marrë fëmijën, por nëna ka kundërshtuar me forcë, duke krijuar një situatë të tensionuar.

“H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit”, njofton policia.

 

Fraksion.com